Rikthehet Premier League

Futboll

Rikthehet Premier League

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 13:40
Rikthehet Premier League

Pritja mbaroi, rikthehet futbolli i madh. Të premten e 13 gushtit fillon Premier League, e bashkë me të edhe spektakli i kampionatit më të fortë në Botë në Supersport, që ka të drejtat ekzklusive për Shqipërinë dhe Kosovën. Nis me Brentford-Arsenal, klubi i porsangjitur në elitë nga danezi Frank Thomas, sfidon “topcinjtë” e Arteta-s , që përfunduan sezonin e kaluar të tetët dhe jashtë Kupave të Europës.

Mes së shtunës dhe të dielës në fushë gjithë të tjerat, me ndeshjet më të spikatura që mund ti ndiqni natyrisht në Supersport, teksa programi i javës së parë mbyllet me Tottenham- Manchester City, kampionët e Anglisë nisin mbrojtjen e titullit kundër djemve të Nuno Espirito Santo.

Premier League premton gjithmonë spektakël, në sezonin e shkuar 3 nga 4 finalistet e Europës ishin angleze. Chelsea e Tuchel fitoi ndaj Citizens duke ngritur lart Championsin, ndërsa United u dorëzua përballë Villarealit në Europa League. Në kampionat triumfoi skuadra e Guardiolës, që mbetet formacioni për tu mundur., pavarësisht disfatës ndaj Leicester në Community Shield, takimin e parë sezonal. Klubi ka realizuar goditjen e madhe Grealish, të paguar 100 milionë paund ndaj Aston Villës.

Dhe deri tani ka mbajtur gjithë të mëdhenjtë, nga Mendy e Zinchenko deri të De Buryne e Mahrez.

Për të mos u nënvlerësuar natyrisht Blutë londinezë, kampionë të Europës, që kanë lejuar largimin e Tomorit dhe Giroud. Kërkojnë hakmarrje të kuqtë e Liverpool, që në mbrojtje ka siguruar Konate nga Leipzig për 40 milionë euro, dhe Manchester United që më në fund mori në skuadër Jadon Sancho.

Arsenali i Arteta-s, kërkon të bëjë më mirë se vendi i tetë i kampionatit të kaluar. Mes jo favoritëve që mund të surprizojnë, Leicester i Brendan Rodgers që ka marrë mesfushorin Boubakary nga Lilla kampione e Francës dhe Patson nga Salsburgu, dhe Ëest Ham i Moyes me lojtarin e ish PSG Areaola që mbron shtyllat. Rafa Benitez është rikthyer në Angli në stolin e Everton dhe nuk do të bëjë figuroë të keqe ndërsa nëse i hedhim një sy skuadrave që vijnë nga Championship, përvec Bretford, janë dhe Norwich dhe Watford. Me Europianin të arkivuar dhe pushimet e mbaruara, nis sezoni i ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat