Skuadra e Shkëndijës në faqen e saj zyrtare njoftoi se Arbin Zejnullai do tw largohet nga skuadra tetovare.
Futbollisti tetovar largohet nga skuadra kuqezi me marrëveshjes të dyanshme.
Në fakt mesfushori ka kërkuar ndërprerje të bashkëpunimit, me dëshirë që të gjejë mjedisin e ri, ku do të ketë më shumë hapësirë që të luajë. Shkëndija faleminderoi Zejnullain për paraqitjën e deritanishme.
Zejnullai është fëmija e Shkëndijës, anëtarë i klubit nga viti 2016 dhe ka vetëm 22 vjetë. Vitin e kaluar regjistroi 31 paraqitje për skuadrën kuqezi, duke regjistruar edhe 3 asiste.