Ylli i futbollit botëror, Lionel Messi, priet që të nënshkruajë për pak orë me skuadrën franceze Paris Saint Germain.
Messi, i cili ditë më parë u largua edhe zyrtarisht nga Barcelona, së bashku më familjen e tij ka arritur në Paris.
Leo ka arritur marrëveshje me PSG-në për një kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe një tjetër dhe do të fitojë 35 milionë euro në sezon.
Pak minuta më parë ai arriti në aeroportin e Barcelonës, derisa tani, Antonela Roccuzzo, gruaja e Leos, ka publikuar një foto në rrjetet sociale nga aeroplani, të buzëqeshur rrugës për Paris.
Ajo ka shkruar: “Drejt një aventure të re ne të pestit”.