Mbrojtësi i Kombëtares firmos me AEK-un

Futboll

Mbrojtësi i Kombëtares firmos me AEK-un

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 15:27
Mbrojtësi i Kombëtares firmos me AEK-un

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj, i ka dhënë fund çdo dileme teksa ka rinovuar deri në verën e vitit 2026-të me skuadrën e AEK-ut të Athinës.

Pak ditë në mediat grekë ka qarkulluar një hipotezë, për huazimin e 18-vjeçar, por ditën e sotme, drejtuesit e AEK-ut i kanë dhënë besim absolut talentit shqiptar, duke rinovuar edhe për 5 vite të tjera.

Mitaj, ka regjistruar plot 10 aktivizime me ekipin e parë të AEK-ut, duke dhuruar 2 asiste, teksa shihet si një talent tepër premtues, me një të ardhme të ndritur. 18-vjeçari nënshkroi vitin e kaluar kontratën e parë profesioniste me ekipin grek, ndërkohë që ditën e sotme erdhi dhe rinovimi.

Talenti shqiptar ka qenë pjesë e të gjitha kombëtareve të moshave, teksa debutoi edhe me Kombëtaren A. Në moshën 17 vjeç, 2 muaj e 13 ditë, Mario Mitai u bë futbollisti më i ri i huaj që vesh fanellën e AEK-ut, bëhet fjalë për derbin ndaj PAOK-ut, të luajtur 18 tetor 2020.

Në ndeshjen kundër Lestërit, të zhvilluar më 10 dhjetor 2020, e vlefshme për grupet e Ligës së Europës, Mitaj u bë futbollisti më i ri që ka luajtur në një ndeshje evropiane të AEK-ut, duke hyrë kështu në historinë e klubit grek.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat