Lionel Mesi ka zbarkuar më në fund në aeroportin e Parisit.
Ylli argjentinas është shfaqur në aeroportin e kryeqytetit francez duke përshëndetur në distancë tifozët e PSG-së me një fanellë të shkruajtur “Ici c’est Paris” që ndryshe përkthehet “Këtu është Parisi”.
Mesi do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me skuadrën e Al-Kelaifit me një opsion të tretë dhe me një pagë stratosferike prej 35 milionë euro neto në sezon.
?? Lionel Messi waving to the PSG fans from the window of the airport in Paris pic.twitter.com/Sx7Y4LNGbt
— Football Daily (@footballdaily) August 10, 2021
Kujtojmë që babai i Messi, Jorge Messi tha sot se kalimi i djalit të tij në PSG tashmë është një punë e kryer.