Tashmë edhe zyrtarisht, Radja Nainggolan nuk është lojtar i Interit, shkruan Insporti.
Ai ka rënë dakord zyrtarisht të përfundojë kontratën e tij me pëlqimin të dyanshëm, dhe do të bashkohet me Cagliarin si lojtar i lirë
“FC Internazionale Milano mund të konfirmojë se kontrata e Radja Nainggolan me klubin është përfunduar me pëlqim të ndërsjellë”, thuhet në komunikatën e klubit.
33-vjeçari bëri vetëm 41 paraqitje për Nerazzurrët, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhënë tre asistime.