Neymar nuk ka duruar dhe ka konfirmuar se Lionel Messi është tashmë lojtar i Paris Saint-Germain, teksa postoi një fotografi të tyre së bashku, me titullin "përsëri së bashku".
Ylli argjentinas ka fluturuar në Paris me gruan dhe fëmijët e tij para testeve mjekësore me gjigantët francezë, ku ai do të nënshkruajë një marrëveshje dy-vjeçare prej 1 milion paund në javë.
Messi aktualisht ishte një agjent i lirë pasi nuk arriti të pajtohet me kushtet për një marrëveshje të re me Barcelonën, e cila nuk mund ta përballonte atë për ta paguar për shkak të problemeve të tyre aktuale financiare.

Por humbja e Barcelonës duket se është fitim i PSG -së dhe Messi pritet të formojë një front të frikshëm me Neymar dhe Kylian Mbappe.