Messi është duke udhëtuar me avion nga Barcelona për në Paris për të firmosur dhe zyrtarizuar si lojtari i ri i PSG-së.
Nga çasti në çast ylli argjentinas mund të mbërrijë aeroportin e kryeqytetit francez, ku po e presin shumë tifozë të PSG-së me brohorima duke thirrur në kor mbiemrin e tij.
Tifozët francez janë të inkuadruar jashtë aeroportit të Parisit për të parë nga pranë mbërritjen e 6 herë fituesit të çmimit të “Topit të Artë”.
“Pleshti” do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me opsion për të tretin vit me një pagë stratosferike, prej 35 milionë euro neto në sezon.