Arago ndahet me Dritën

Futboll

Arago ndahet me Dritën

Nga: K.G. Më: 10 gusht 2021 Në ora: 18:05
Arago ndahet me Dritën

Futbollisti Jamal Arago ndahet me Dritën nga Gjilani. 

Lajmi konfirmohet edhe nga nënkampioni i Kosovës! 

“Ju njoftojmë se DRITA ka përfunduar bashkëpunimin me mbrojtësin, Jamal Arago.

Pas paraqitjeve të mira në garat evropiane, Arago ra në sy të klubeve të huaja dhe karrierën do ta vazhdojë në Azerbajxhan.

DRITA kishte kontratë me të edhe për një vit, por klubi vendosi të mos e pengoj lëvizjen e tij, për të realizuar hapin e madh në karrierën e tij për të cilin çdo futbollist punon.

Marrëveshja me ne ka përfunduar me pajtimin e të dyja palëve, ndërsa Arago tashmë është përshëndetur me futbollistët dhe klubin.

Klubi DRITA e falënderon për bashkëpunimin, duke i dëshiruar suksese të mëtejme”, njofton FC Drita.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat