Lionel Messi nuk ka qenë një lojtar i Barcelonës që nga 30 qershori. Ai u largua zyrtarisht të enjten nga klubi katalonas.
Sot, ylli argjentinas ka arritur në Paris për të nënshkruar me PSG-në, zyrtarizim i cili pritet të bëhet sonte.
Por, përkundër krejt kësaj, fanellat e Messit janë ende në shitje te Barcelona. Orët e fundit, punëtorët në “Camp Nou” kanë larguar të gjitha fotografitë e Messit nga kampanjat promocionale.
Edhe pse tashmë dihet se Messi do të luajë për PSG-në, shumë njerëze po vazhdojnë ta blejnë fanellën e tij të Barcelonës.
Në 778 paraqitjet e tij me ekipin e parë të Barcelonës, Messi shënoi 672 gola dhe dhuroi 305 asiste.