Lëvizja e Lionel Messi-t tek PSG ndoshta është ende e vështirë për t’u besuar, por prisni të shikoni shifrat monetare që janë në lojë.
34-vjeçari argjentinas pritet të fitojë 25 milionë paund në vit pas nënshkrimit të marrëveshjes 2-vjeçarje në Parc des Princes.
Shpenzimet pambarim të PSG këtë verë, do të bëjnë që klubi i Ligës Franceze të ketë një faturë astronomikisht të lartë të pagave.
Kjo e bën ekipin parizien të dalë i parë në shkallë globale për pagat që duhet t’u japë lojtarëve.
Përveç Messi-t që do paguhet 25 milionë paund, PSG arriti marrëveshje edhe me lojtarë të tjerë të mëdhnj si Georginio Vijnaldum, Gianluigi Donnarumma dhe Sergio Ramos, që sëbashku do të kenë një rrogë vjetore prej 29.2 milionë paund.
Kjo e bën ekipin e Parisit, që financohet nga Qatari Investment, të distancohet nga çdo ekip tjetër në planet, me një shumë prej 256 milionë paund në total për pagat e lojtarëve. Mos harrojmë që PSG ka në përbërje edhe Neymar e Mbappe.
Sipas Sportsmail këto janë 10 ekipet që shpenzojnë më shumë për pagat e lojtarëve:
10) CLEVELAND BROWNS - £157m
9) DALLAS COWBOYS - £158m
8) CHELSEA - £163m
7) BAYERN MUNICH - £166m
6) JUVENTUS - £184m
5) LOS ANGELES DODGERS - £193m
4) BARCELONA - £195m
3) MANCHESTER UNITED - £201m
2) REAL MADRID - £212m
1) PSG - £256.