Emri i Kemal Ademit dikur qarkullonte shpesh në zyrat e FFK-së dhe FSHF-së. Sulmuesi shtatlartë po shkëlqente në Zvicër me fanellën e Ksamaks e më pas Bazelit, duke rënë në sy me paraqitjet dhe golat e tij.
Mes palëve kishte vazhdimisht kontakte, por ata u ndërprenë një vit më parë, pasi lojtari në fund vendosi që të zgjidhte Zvicrën.
Një zgjedhje që nuk rezultoi edhe aq e kënaqshme, pasi Ademi, për probleme dokumentacioni nuk ka arritur ende të bëjë debutimin e tij me helvetët. E me mënyrën se si po shkon karriera e tij, ndoshta nuk do ta bëjë kurrë një gjë të tillë.
Sulmuesi u transferua nga Bazeli te Fenerbahçe në fillimin e sezonit të kaluar, ndërsa të gjithë e cilësuan si pasardhësin ideal të Muriqit, pasi kishin të njëjtat karakteristika. Por transferimi rezultoi një dështim e tani Fenerbahçe kërkon të largojë sulmuesin shqiptar. Për të përflitet se ka interes vetëm nga Rusia ku Khimki është gati t’i hapë dyert.
Sigurisht, jo destinacioni më i shumëpritur nga sulmuesi i cili mendonte se mund të bëhej titullar i Zvicrës.