Ish -futbollisti i Rabotniçkit dhe Renovës, Florian Kadriu është përforcimi më i fundit i skuadrës shqiptare, Struga Trim & Lum.
Kadriu, 25 vjeç, luajti për Sabail të Azerbajxhanit sezonin e kaluar, por tani po kthehet në kampionatin maqedonas si një përforcim serioz për Struga TL.
Më herët në karrierën e tij, lojtari ofensivë i krahut të majtë ka luajtur për Shkupin, si dhe për skuadrat shqiptare Teuta dhe Tirana.
Ky është përforcim i madh për struganët, që kanë ambicie të mëdha në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut.