Sulmuesi Lionel Messi se bashku me familjen tani ndodhen në hotel duke kompletuar kalimin te PSG-ja.
Argjentinasi ka kryer me sukses testet mjekësore, derisa do nënshkruajë kontratë dyvjeçare me opsion vazhdimi për një tjetër.
Messi do fitojë rreth 35 milionë euro për sezon përfshirë bonuset.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë u mirëprit mjaftë mirë nga tifozët që u mblodhën para hotelit duke festuar transferimin, që askush nuk do e besonte para disa viteve.
Sidoqoftë, TyC Sports raporton se Messi ka një klauzolë në kontratë që sapo të nënshkruajë me PSG-në ndeshjet e Argjentinës qofshin ato miqësore do jenë prioritet para klubit francez.
Arsyeja kryesore është që Messi dëshiron të fokusohet shumë te Argjentina, me të cilët synon Kupën e Botës “Katar 2022”, trofeu i vetëm që ende nuk e ka fituar.