Prishtina është nisur për në Norvegji, ku do ta zhvillojë ndeshjen kthyese ndaj Bodo/Glimt në kuadër të Conference Legaue.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Prishtinë ishte mbyllur me fitoren e skuadrës tonë me rezultat 2-1.
Oto John shënoi një herë, ndërsa goli i dytë ishte autogol.
Prishtina ka gjasa që të kalojë në play-off nëse merr rezultat të favorshëm në ndeshjen kthyese.
Ndeshja mes këtyre dy skuadrave zhvillohet të enjten nga ora 18:00.