Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale ditën e sotme.
Ai ka marr një dëmtimit gjatë ndeshjes të së shtunës ndaj Lozanës në kampionat që përfundoi me shifrat 3-1 për ekipin e Grasshopers.
Lajmin që Abrashi pritet të operohet ditën e sotme e ka publikuar vetë klubi zviceran me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.
“Pitbulli” kuqezi u transferua tek Grasshopersi gjatë këtë verë me parametra zero pas aventurës që kishte me skuadrën gjermane të Freiburgut.