Lionel Mesi u prezantua tek skuadra e PSG-së para një numri të madh të gazetarëve, atje ku nuk munguan edhe pyetjet e shumta në drejtim të tij.
Presiedenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi tha se transferimi i Messit është më i madhi dhe më historiku për skuadrën e tij dhe mbarë futbollin në përgjithësi.
Ai foli poashtu për rregullat e Fair Play Financiar, rregulla të cilat thuhej se po thyheshin nga skuadra e tij.
“Ne jemi gjithmonë të vëmendshëm ndaj Fair Play Financiar. Është gjëja e parë që kontrollojmë kur nënshkruajmë me dikë. Unë mendoj se media duhet të përqëndrohet në pozitivet dhe jo vetëm në negativet e këtyre lëvizjeve”, tha ai.