Paolo Maldini nuk e ka mbyllur akoma merkaton kuqezi dhe do të provojë të bëjë sulmin vendimtar në dy javët e fundit.
Një mbrojtës, një mesfushor dhe një fantazist. Florenzi, Bakayoko dhe Adli janë emrat e vënë në shënjestër nga klubi milanez.
Florenzi është dakord për transferimin, por nuk është arritur marrëveshja me Roma-n për formulën. Verdhekuqtë duan një huazim me para, ndërsa kuqezinjtë kërkojnë një huazim pa shpenzuar.
Për mesfushën mbetet emri i Bakayoko, të cilin Milan shpreson ta marrë nga Chelsea në ditët e fundit të merkatos.
Pioli shpreson të ketë më parë në dispozicion Adli.
Milan ka bërë një ofertë prej 12 milionë eurosh, por që, siç ka bërë të ditur presidenti i Toulouse, është refuzuar nga futbollisti.
Lojtari tani rrezikon të përfundojë në tribunë dhe kjo mund ta bëjë të ndryshojë mendim dhe të pranojë transferimin në Milano.