Juventus vazhdon të punojë me Sassuolo-n për Locatelli-n, por nuk e humb nga sytë boshnjakun e Barçës.
Klubi spanjoll kërkon ta mbyllë sa më shpejt të jetë e mundur operacionin në mënyrë që të ulë shpenzimet për rrogat dhe të mund të regjistrojë blerjet e reja (Depay dhe Emerson kryesisht).
Ja pse, siç lexohet te Mundo Deportivo, klubi blaugrana kërkon ta largojë Pjanic brenda kësaj jave.
Bardhezinjtë mund ta marrin vetëm me formulën e huazimit, një zgjidhje që pëlqehet edhe nga Barcelona. Por rroga e futbollistit është shumë e lartë dhe, përveç një kontributi nga klubi spanjoll, duhet edhe një sakrificë nga Pjanic.
Fakti që Barcelona nxiton mund t’i lehtësojë gjërat.