Ditën e djeshme, skuadra ruse Moscoë Region “Khimki” ka zyrtarizuar blerjen e lojtarit shqiptar që luan për Kombëtaren e Zvicrës, Kemal Ademi. Ademi luajti me Fenerbahçen në Turqi, ku u afrua si zëvendësuesi ideal i Muriqit, por që në fund ishte larg paraqitjeve të “piratit”.
Kontrata mes klubit dhe lojtarit nuk është bërë zyrtare akoma.
Skuadra më e re e 25 vjeçarit luan në Superligën e Rusisë ku ndodhet në vendin e 7-të në kampionat.
Khimki ka siguruar 4 pikë në 3 ndeshje dhe sfidën e ardshme do ta ketë me Sochi në transfertë, ku pritet që Ademi të bëjë debutimin me këtë fanellë.