Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli, do ta vazhdojë karrierën në Japoni, te skuadra Shimizu S-Pulse.
Kololli edhe zyrtarisht i është bashkuar sot skuadrës aziatike.
Futbollisti i cili deri pak ditë më parë ishte pjesë e Zurichut në Zvicrës ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me ekipin japonez.
“Mund të them se nga sot jam zyrtarisht ‘portokalli’” ka shkruar Kololli në rrjetin social “Instagram”.
Kjo është përvoja e parë e 29-vjeçarit jashtë Zvicrës.