Me Edin dzeko-n që ka zbarkuar në Milano për vizitat mjekësore dhe firmën, për Inter-in vazhdon gjuetia për një sulmues tjetër.
Sipas mediave britanike, zikaltrit po interesohen për Moise Kean, aktualisht tek Everton.
Futbollisti dhe Giuseppe Marotta njihen që nga koha e Juventus-it, kur sulmuesi italian dominonte te të rinjtë e bardhezinjve.
Interi synon të përforcohet sa më shumë për edicionin e ri.