FC Prishtina të mërkurën në mëngjes është nisur për në Norvegji ku të enjten nga ora 18:00 do të përballet me skuadrën Bodo/Glimt në kuadër të fazës së tretë të Conference Leagues.
Ekspedita e Prishtinës tashmë ka mbërritur në Bodo të Norvegjisë.
Lajmin konfirmohet nga faqja zyrtare e Prishtinës, “prishtinafc.com”.
“Ekspedita e FC Prishtina sapo ka mbërritur në Bodø,Norvegji. #krejtperprishtinen”, shkruhet në njoftimin e kampionëve në fuqi të Kosovës.
Prishtinën për në Norvegji e kanë shoqëruar edhe presidenti i klubit, Remzi Ejupi si dhe aksionari Rrahman Haradini.
Kalimi i këtij turi është shumë i mundur pasi që Prishtina në ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” ka arritur fitore me shifrat 2:1.
Nëse Prishtina e kalon Boden, në “play-off” do të takohet me humbën e ndeshjen Mura – Zalgiris.