Shkon Petkoviç, Murat Yakin trajneri i ri i kombëtares zvicerane

Futboll

Shkon Petkoviç, Murat Yakin trajneri i ri i kombëtares zvicerane

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 16:11
Murat Yakin

Murat Yakin do të prezantohet si pasardhës i Vladimir Petkovic nga e hëna.

Trajneri i ri i skuadrës zvicerane ështëzgjedhur: Murat Yakin do të pasojë Vladimir Petkovic, i cili u nis për në Bordo, shkruan gazeta zvicerane Le Canton27.ch duke ju referuar gazetes Blick dhe mediave tjera

Kontrata me trajnerin e Schaffhausen do të nënshkruhet të hënën. Yakin do të prezantohet pasdite, me kusht që të arrihet një marrëveshje siç ishte planifikuar. Por vendimi në parim është marrë: Shoqata Zvicerane e Futbollit ka arritur një marrëveshje në parim.

Një nga tre kandidatët

Yakin ishte një nga tre kandidatët të cilëve iu afrua ASF javën e kaluar. Të tjerët ishin René Weiler, i cili udhëhoqi Anderlecht në Belgjikë dhe Al Ahly në Egjipt për titullin e ligës dhe Nuremberg në një promovim pothuajse të papritur në Bundesliga. Dhe Bernard Challandes, i cili mbetet trajneri kombëtar i Kosovës.

Vetë Yakin ka qenë ndërkombëtar 49 herë dhe ka trajnuar shumë klube: Thun, Lucerne, Spartak Moscow, GC, Sion dhe FC Schaffhausen.

Para Yakin, Lucien Favre, Arsène Wenger, Joachim Löw dhe Urs Fischer kishin hequr dorë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat