Ish - sulmuesi: Unë kurrë nuk do t’ju lë në lloç

Futboll

Ish - sulmuesi: Unë kurrë nuk do t’ju lë në lloç

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 16:57
Ish -sulmuesi: Unë kurrë nuk do t’ju lë në lloç

Omar Fonseca, legjenda e PSG-së, ka qenë i pranishëm në Parc des Princes, në prezantimin e Lionel Messit.

Ai ishte në rolin e analistit, teksa u shpreh se me afrimin e Messit, do të ndryshojë përgjithmonë historia e Paris Saint Germain.

Pas prezantimit të Messit, Omar iu afrua argjentinasit dhe teksa bisedonte me të për gjëra të ndryshme, edhe i premtoi se do t’i qëndrojë afër për çdo gjë, në mënyrë që adaptimi të jetë sa më i lehtë, për faktin se Messin ndërron skuadër për herë të parë në karrierë.

“Nëse keni nevojë për diçka, unë jam këtu. Unë kam fëmijë, nipër e mbesa … Unë i njoh shkollat. Unë kurrë nuk do t’ju lë në lloç”, i tha ish -sulmuesi lojtarit të ri të PSG-së.

Messi ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me Parisin, deri më 2023.

Tifozët, por edhe të gjithë adhuruesit e Messit, duhet të presin që ai të debutojë me Parisin.

Messi ka më shumë se një muaj që nuk stërvitet, dhe e pranoi edhe vet se fillimisht do t’i duhet një parasezon, e më pas kur të ndihet i gatshëm të zbresë në fushë dhe të bëjë atë që di më së miri, nga i cili PSG pret së paku 40 gola në sezon.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat