Arsenal ende po e kërkon një numër 10

Futboll

Arsenal ende po e kërkon një numër 10

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 16:58
Arsenal ende po e kërkon një numër 10

Real Madrid është duke konsideruar ta shesë mesfushorin e Arsenalit, Martin Odegaard.

Vendimi ka ardhur papritur me Realin që tani nuk do ta mbajë norvegjezin, pasi kështu ka vendosur Carlo Ancelotti.

Odegaard gjysmën e edicionit të kaluar e kaloi te Arsenal, aty ku tregoi kualitetin dhe Mikel Arteta ka nevojë për një talent të tillë.

Odegaard ndoshta nuk ka luajtur rregullisht në Madrid, por shihet si pasuesi ideal i Mesut Ozilit.

Arsenal është ende duke kërkuar një numër 10, që mund ta rikthejë në formë sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyang.

Ndërkohë, nëse nuk arrijnë marrëveshje me Realin për Odegaard, Arsenal do fokusohet te James Maddison.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat