Sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko, i ka përfunduar testet mjekësore me skuadrën e Inter.
35-vjeçari është larguar nga Roma dhe do ta vazhdojë karrierën te skuadra nga qyteti i modës.
Gazetari i specializuar për transfere, Gianluca Di Marzio ka thënë për ‘Sky Sport Italia”, se Dzeko do të largohet nga Roma pa dëmshpërblim.
Ajo që Roma do të marrë është 1.8-1.9 milion euro në bonus nëse Interi kualifikohet në Ligën e Kampionëve.
Dzeko të Roma aktivizohet që nga viti 2015 duke shënuar 119 gola në 260 paraqitje.