Klubi nga Sanxhaku që u provokua rëndë, i kundërpërgjigjet fuqishëm Vuçiqit 

Futboll

Klubi nga Sanxhaku që u provokua rëndë, i kundërpërgjigjet fuqishëm Vuçiqit 

Nga: Kemajl Goca Më: 11 gusht 2021 Në ora: 17:59
Klubi nga Sanxhaku që u provokua rëndë, i kundërpërgjigjet fuqishëm Vuçiqit 

Klubi nga Sanxhaku, Novi Pazari, nuk shikohet me sy të mirë në Serbi.

Gjithmonë ky klub ka telashe kur ndeshet me klubet si Partizani dhe Cërvena Zvezda nga Beogradi. 

Javën që e lamë pas, tifozët famëkeq të Partizanit, “Grobari” provokuan rëndë në stadiumin e Novi Pazarit, duke brohoritur për Srebrenicën dhe për Ratko Mlladiqin, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për krime të luftës nga Gjykata e Hagës. 

Ndeshja ishte ndërprerë disa herë për shkak të provokimeve nga tifozët e Partizanit, ndaj tifozëve boshnjakë. Në fakt, Sanxhaku vlerësohet më shumë se 90 për qind me prejardhje shqiptare. 

“FC Novi Pazari nuk do t'i largojë tifozët e saj gjatë këtij sezoni të futbolli.

Fatkeqësisht, presidenti i shtetit e transferoi fajin për ngjarjet javore te Novi Pazari, duke iu atribuar tifozëve parulla dhe thirrje që askush nuk i shqiptoi.

‘Nëse ne nuk kemi mbështetjen e tifozëve, nëse publiku i gjerë është kthyer kundër klubit, ne e konsiderojmë të logjikshme që të zgjedhim një udhëheqje të re në Asamble që do të luftojë më me sukses sfidat që e presin klubin në pjesën tjetër të sezonit”, reagon mes të tjera klubi nga Sanxhaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat