Hungaria ia bënë të qartë tifozëve

Futboll

Hungaria ia bënë të qartë tifozëve

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 18:15
Hungaria ia bënë të qartë tifozëve

Shqipëria do të përballet kundër Hungarisë në datën 5 shtator. Fillimisht kuqezinjtë duhet të luajnë në datën 2 shtator në transfertën polake për t’u kthyer në shtëpi që të ndeshen me hungarezët.

Përpara këtyre ndeshjeve, për t’u kujtuar është rregulli i vendosur nga ana e FIFA dhe UEFA. Tifozët e Kombëtareve nuk mund të udhëtojnë dot në transferta për të parë ndeshjet për shkakun e pandemisë.

Për këtë arsye Federata Hungareze e Futbollit e ka bërë të qartë për tifozët e saj se nuk do ta kenë të mundur që të jenë në Shqipëri.

“Sipas vendimit të përbashkët të FIFA-s dhe UEFA-s, tifozët e ekipeve vizitore nuk do të jenë në gjendje të marrin pjesë në ndeshjet e Kombëtares në shtator, dhe në përputhje me rrethanat tifozët hungarezë nuk do të jenë në gjendje të blejnë bileta për Shqipëri-Hungari, kualifikuese më 5 shtator”, shkruhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat