Prishtina synon mrekullinë edhe në Norvegji, që të kualifikohet në finalen e play-off-it të Conference League.
Prishtina ka epërsinë (2:1) e ndeshjes së parë por jo edhe qetësinë ndaj skuadrës norvegjeze Bodo/Glimt.
Ndeshja e kthimit luhet nesër në Bodo duke filluar në orën 18.00 në kuadër të rrethit të tretë të Conference League,
“Nuk ishte rezultati që futbollisti Patrick Berg e donte në Prishtinë javën e kaluar”, shkruan faqen norvegjeze “glimt”.
Berg mezi pret ndeshjen e kthimit.
“Ne jemi nën disvantazh (1:2) dhe duhet të dalim në fushë që të luftojmë. Ne me të vërtetë duhet të luftojmë për këtë, sepse kjo është ajo që duam”, thotë Berg.
“Ne kishim kontroll të mirë për gjatë 90 minutave në Kosovë, por për fat të keq pësuam dy gola dhe shënuam vetëm një herë”, tha mes të tjera futbollisti.
Berg kërkon përqendrim në përballjen e nesërme me Prishtinën.