Takimi i dytë midis Paulo Dybala dhe Juventus u zhvillua në mëngjes, me synimin për të rifilluar diskutimet në lidhje me rinovimin e kontratës së argjentinasit që skadon në qershor 2022.
Përveç agjentit Jorge Antun, Carlos Novel, menaxheri i marketingut të numri “10” të Juventusit, ishte i pranishëm ballë për ballë, siç ishte edhe takimi i parë.
Ekziston një vullnet i përbashkët për të gjetur një marrëveshje, por kontrata është shumë e rëndësishme dhe nevoja për takime të shumta eshte e pashmangshme.
Antun është në Torino për këtë dhe një takim i ri mes palëve duhet të bëhet në fundjavë.