Drejtuesi i Dortmund thumbon PSG: Duket qartë që kanë…

Futboll

Drejtuesi i Dortmund thumbon PSG: Duket qartë që kanë…

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 19:49
Hans-Joachim Watzke

L’Equipe raporton disa deklarata të Hans-Joachim Watzke në lidhje me transferimin e Lionel Messit te Paris Saint-Germain:

“Është fakt se PSG ka pozicione të ndryshme ekonomike në krahasim me 85% të ekipeve evropiane, dhe është e qartë se ka qenë konkurrencë e padrejtë për një kohë të gjatë, por unë nuk jam xheloz…”.

Gjithashtu edhe Oliver Kahn në lidhje me transferimin e shekullit dhe më të bujshim, u shpreh: “Te PSG, shuma të jashtëzakonshme paguhen rregullisht për të forcuar ekipin, por deri më tani nuk kanë arritur të fitojnë Ligën e Kampionëve.

Nuk jam domosdoshmërisht i shqetësuar për konkurrencën e klubit tonë” tha CEO i Bayern, duke shtuar:

“Kampionati i fundit Evropiane ka treguar se nuk është skuadra me më shumë talent që fiton, por ajo që luan më mirë si ekip”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat