Vllaznia ka prezantuarsot afrimin më të ri në skuadër.
Kuqeblutë bëhen aktiv në merkato për të krijuar një grup sa më konkurues për sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore.
Një 24-vjeçar boshnjak i bashkohet klubit shkodran.
Elvedin Heriç, i lindur në Augsburg të Gjermanisë, ka firmosur për dy vitet e ardhshme me Vllazninë.
Mesfushori ka lënë skuadrën e Kapfenberg në Ligën e Dytë të Austrisë për të provuar për herë të parë një eksperiencë në futbollin shqiptar.