Lille janë kampionët në fuqi në Francë dhe kapiteni i tyre Jose Fonte ka vendosuar t’i dërgojë një mesazh shokut të tij të skuadrës ndërkombëtare, Cristiano Ronaldo, duke i kërkuar atij të vijë dhe t’i ndihmojë ata të mposhtin përsëri PSG-në.
“Është emocionuese. Natyrisht, sa i përket konkurrencës, do të jetë edhe më e vështirë për ne, por ne jemi gati për një sfidë,” tha Fonte për talkSPORT kur u pyet për ardhjen e Messit në Francë.
“Unë i shkruaj mesazhe Cristianos që të vijë në Lille çdo ditë! Ai vetëm përgjigjet ‘hahaha’.”
Reprezentuesi portugez e dëshiron sfidën, por pranon se gjërat do të jenë të vështira këtë vit, edhe si kampionë në fuqi.
“Imagjinoni nëse ne mbajmë një portë të paprekur kundër tyre [Messi, Neymar dhe Mbappe]!”
“Treshja e tyre është e pabesueshne. A do të mbrohen? Nuk e di. Do të jetë interesante të shihet konkourrenca a e ligës këtë vit”, përfundoi Jose Fonte.