Timo Werner nuk ka frikë nga konkurrenca me Romelu Lukakun. Përkundrazi, sulmuesi gjerman, i cili bëri një sezon të parë zhgënjyes në “Stamford Bridge”, beson se transferim i belgut në Londër do ta ndihmojë atë për t’u shprehur më mirë në fushë.
“Ai është ndoshta një prej tre sulmuesve më të mirë në botë për momentin, nuk ka dyshime për këtë”, tha sulmuesi gjerman për “Sky Sports”.
“Nuk mendoj se duhet të themi shumë gjëra për atë. Lukaku është një sulmues i klasit botëror, prej të cilit do të përfitonte çdo skuadër. Te Lajpcigu më ka ndihmuar gjithnjë që të kem një sulmues të madh përkrah meje.
Mendoj se është diçka pozitive, sepse unë nuk jam shtatlartë dhe kur luan i vetëm në sulm, ti gjithnjë je në vëmendjen e një prej dy mbrojtësve.
Është pozitive të kesh një armë të re në lojën tonë kur e di që nëse luan topin e gjatë, ai do ta mbajë atje dhe pastaj të fusë në lojë lojtarët e shpejtë. Mendoj se kjo është pozitive për çdo skuadër”.