Gjasula: Nuk hezitova

Futboll

Gjasula: Nuk hezitova

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 11:44
Gjasula: Nuk hezitova

Klaus Gjasula ndërron skuadër, por jo kampionat. Mesfushori i Kombëtares dje është prezantuar si futbollisti më i ri i Darmshtadit, skuadër që militon në Bundesligën e Dytë gjermane.

“Gladiatori” kuqezi përfundoi para kohe kontratën me Hamburgun, për të nënshkruar deri në verën e vitit 2023 me skuadrën që kërkon t’i largohet fundit të klasifikimit pas javëve të para.

Gjasula, në ambientet e klubit, për faqen zyrtare të tij ka thënë edhe fjalët e para.

“Pasi fola me personat përgjegjës, u binda shpejt se transferimi te Darmshtad ishte i duhuri për mua. E kam parë këtë klub gjithmonë si një që punon jashtëzakonisht shumë për të arritur objektivat. Kjo përputhet 100% me sjelljen time dhe rrugëtimin që kam pasur deri tani.

Kam biseduar me shumë persona për këtë klub dhe më kanë thënë vetëm fjalë pozitive, ndaj nuk hezitova për të pranuar menjëherë.

Darmshtad dihet që është një skuadër e cila ndërton projekte cilësore për të arritur objektivat e veta”, tha Gjasula për faqen e klubit pas firmës që e mban të lidhur me ekipin deri në vitin 2023, teksa do të mbajë mbi shpinë numrin 23.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat