Lajme aspak të mira për mesfushorin e kombëtares shqiptare, Amir Abrashi. Futbollisti ka pësuar një dëmtim në mollëza në ndeshjen e fundjavës kundër Lozanës dhe për këtë arsyeje do të humbasë ndeshjen e ardhshme në Kupën e Zvicrës.
Lojtari i Grasshoper i është nënshtruar një operacioni, por që nuk pritet ta lërë për shumë kohë jashtë fushave të blerta. Mesfushori 31-vjeçar besohet se do kthehet në stërvitjen e ekipit në fillim të javës së ardhshme, transmeton KlanNews.
Futbollisti i kombëtares kuqezi firmosi sërish me Grasshoper në këtë merkato vere nga Frejburg me parametra zero. Me ekipin e Superligës zviceriane ka një kontratë deri në vitin 2023.
Abrashi pritet të jetë një futbollist kyç për kombëtaren shqiptare, me trajnerin Edi Reja që e vlerëson shumë për ndeshjet e shtatorit.