Bastet e favorizojnë pothuajse 100 për qind skuadrën norvegjeze Bodo/Glimt në duel me Prishtinën, në ndeshjen e kthimit që luhet sot (18.00) në kuadër të rrethit të tretë të kualifikueseve për Conference League në futboll.
Prishtina e ka fituar ballafaqimin e parë (2:1) në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa sonte në Bodo kërkojnë mrekullinë dhe të futen në garat e play-off-it.
Bastet shpesh herë nuk ia qëllojnë, ajo është vetëm një koeficient basti dhe gjithçka matet në fushë.
Bastet
“10Bet” ka koeficientin shumë interesant, për fitoren e Bodo/Glimt 1.13, për barazim 7.75 dhe 14.00 për triumfin e Prishtinës.
“Bet365” e ka koeficientin 1.16 për triumfin e skuadrës norvegjeze, 7.50 për barazim dhe 10.00 për fitoren e Prishtinës.
“Bwin” e ka 1.13 për fitoren e Bodo/Glim, për barazim 6.75 dhe 13.00 për triumfin e Prishtinës.