Futbollisti Fabjan Beqja është blerja më e re e klubit të Gjilanit.
Ish-lojtari i Teutës i cili u kurorëzua dhe kampion i Shqipërisë me durrsakët është transferuar tek skuadra gjilanase në Superligën e Kosovës.
Këtë lajm e ka bërë publike vetë skuadra e Gjilanit me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”.
27-vjeçari përveç Teutës ka mbajtur veshur edhe fanellën e Besës së Kavajës.