Reprezentuesi i Kombëtares së Kosovës, Edvin Kurtulus është transferimi më i ri i Hammarby.
Skuadra suedeze, Hammarby ka bërë të ditur që ka transferuar reprezentuesin e Kosovës U21, Edvin Kurtulus.
Kurtukulus ka nenshkruar marrëveshje tri-vjeçare me skuadrën suedeze në të cilën angazhohet edhe Astrit Selmani.
Sidoqoftë, marrëveshja hyn në fuçi që nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe Kurtukulus do të qëndrojë tek skuadra e tij Halmstad deri në përfundim të sezonit.
“E kemi ndjekur Edvinin për një kohë të gjatë dhe zhvillimi i tij ishte tejet i shpejtë. Është një mesfushor që mund të luajë edhe pozitën e mbrojtësit të krahur, ne u munduam ta marrim menjëherë atë, por Halmstad nuk dëshironin ta lironin atë në këtë kohë deri pas sezonit”, deklaroi Jasper Jansson.