Trajneri e veprimtari i futbollit, po ashtu autori i disa librave sportivë, Enver Halili, ka një mesazh të fuqishëm.
Ai është i kënaqur që tri futbolliste janë përzgjedhur nga selektori Kushtrim Munishi.
“Futbollist mund të bëhesh vetëm në fushë futbolli.
Pas Kampit një javor Nacional për vashat U-17 në Hajvali dhe testimit të Var-it në shtetin tonë.
Me suksesin e treguar të vajzave tona të KFF Presingu -Viti
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Kushtrim Munishi, me stafin e tij përzgjodhi edhe 3 vajza futbolliste nga Klubi ynë:
- Antigona Shabani
- Olta Ymeri, e
- Alba Shabani
Stafi i KFF Presingut ju dëshirojmë suksese kombëtares sonë, natyrisht edhe futbollisteve tona”, ka shkruar Halili.