Lionel Messi tashmë ka nisur stërvitjet me Paris Saint Germainin.
Të enjten në mëngjes, ai ka zbritur për herë të parë në fushe me fanellën e klubit të ri, PSG.
Messi për herë të parë gjithashtu është takuar me shokët e rinj të skuadrës, teksa një pjesë të stërvitjes e ka bërë i diferencuar.
Ai është parë duke u stërvitur me lojtarë si Di Maria, Neymar, Mbappe etj.
Messi edhe vet e pranoi gjatë prezantimit se do t’i duhen ditë për t’u përgatitur para se të debutojë me PSG-në.
Ai fillimisht do të bëjë një parasezon së paku dy javë dhe më pas do të zbresë në fushë për të luajtur.