Një treshe nga Finlanda do të vendosë drejtësi sot në orën 20:00 në “Elbasan Arena”.
Kryesor do të jetë Petri Viljanen, ndërsa ndihmës të tij Mika Lampu dhe Riku Vihreavuori.
Kryesori Viljanen është 34 vjeç dhe nuk është i panjohur për sportdashësit shqiptarë, pasi ka drejtuar ndeshje të Kombëtareve.
Në karrierën e tij si profesionist, finlandezi ka gjykuar 206 ndeshje, ku ka akorduar 729 kartonë të verdhë, 15 kartonë të kuq, si dhe ka dhënë 50 penallti.