Futbollisti Tun Bardhoku është anëtar i ri i nlnkampionit të Kosovës, Dritës nga Gjilani dhe në anën tjetër falënderon FC Prishtinën.
“Nuk jam më pjesë e klubit futbollistik “PRISHTINA”.
Dua që ta falënderoj Klubin e Prishtinës për bashkëpunimin dhe mikpritjen!
Falënderoj stafin teknik dhe bashkëlojtarët e mi, me të cilët kam kaluar momente shumë të mira e të paharrueshme si brenda fushës po edhe jashtë fushës.
Dua ti falënderoj tifo-grupin “PLISAT” për mbështetjen gjatë gjithë kohës.
Së fundi, i dëshiroj klubit shumë suksese në vazhdim”, ka shkruar Bardhoku në profilin e tij në facebook.