Stadiumi “Zahir Pajaziti” do të merr pamje të re për edicionin e ri 2021/22.
Punët për ndërrimin e barit artificial me atë natyral kanë filluar prej muajsh në stadiumin e Llapit, ku është punuar intensivisht në disa faza, shkruan Gazeta Olle. Ndërsa tani, siç njofton faqja zyrtare e Llapit, kanë arritur në fazën finale para mbjelljes së barit natyral.
Kështu duket fusha para fazës finale.
Përveç punës me stadiumin, bardhekaltrit kanë punuar shumë edhe në prurjen e futbollistëve, ku së fundmi skuadrës së Batatinës iu bashkua edhe Festim Alidema, i rikthyer në Llap.
Padyshim se skuadra llapjane do të ketë kushte optimale për edicionin e ri për ndeshjet të cilat i zhvillon në shtëpi.