Llapi po investon në infrastrukturën sportive.
Kryetrajneri Llapit nga Podujeva, Tahir Batatina, ka thënë se koha do të tregon se e do qytetin me zemër apo për interesa. Llapjanët janë fituesit e Kupës së Kosovës në futboll.
“Koha tregon se e do qytetin me zemër apo për interesa!
Këtë duhet qytetarët ta vlerësojnë dhe se nëse nuk kanë mundësi të më ndihmojnë së paku mos t'i pengojnë punimet e mira që bëhen për vendin e për rininë e qytetit tonë!
Nuk e kam ndërmend asnjëherë që të kaloj në skenën politike sepse politika më e mirë është të jesh në shërbim të qytetarëve dhe vendit ku je rritur dhe ku jeton!
Ky është stadiumi "Zahir Pajaziti", një stadium me cilësi evropiane.
Respekt për FFK-në dhe vëllezërit që më mbështetën në këtë projekt gjigand!”, ka shkruar Batatina në profilin e tij në facebook.