Merkato në futbollin e Kosovës sa shkon e bëhet më interesant para fillimit të seoznit 2021/2022.
Çlirim Avdulli ishte prezantuar te skuadra e Llapit me 12 korrik të vitit 2021 nga skuadra e Arbërisë.
Gazeta “Sheshi” raporton se ky transferim ka dështuar dhe se Avdulli tashmë ka arritur marrëveshje me “kuqezinjtë” e Drenicës.
Mbrojtësi i majtë i cili në sezonin e fundit që e lamë pas u paraqit në 35 ndeshje zyrtare në kampionat dhe Kupë, duke arritur të kontribuj me gjashtë asistime.
Me parë Avdulli, ka mbrojtur ngjyrat e Hajvalisë dhe Ulpianës.