Skuadra e Prishtinës luftoi deri në pikën e fundit por e fat në Bodo, duke pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Bodo/Glim e Norvegjisë.
Prishtinës nuk i mjaftoi fitorja në takimin e parë me 2:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:2 eliminohet nga garat evropiane përkatësisht në rrethin e tretë të Conference League në futboll.
Prishtina e pafat, 12 minutat e fundit e ndanë të paktën që të shkonte në vazhdime dy herë nga 15 minuta.
Vendasit kalojnë në epërsi me golin e Botheim i cili me kokë shënoi në minutën e 18-të.
Në minutën e 24-të, Prishtina me fat, Berg dështon nga penalltia, duke gjuajtur mbi portë.
Në minutën e 69-të, Oto John i Prishtinës, shpërthen drejt zonës së Bodo Glimt, por në momentin e fundit ndalet nga portieri kundërshtar.
Prishtina pëson edhe një gol, kësaj radhe në minutën e 78-të. Erik Botheim sërish shënon, një mace e zezë për skuadrën tonë.
Prishtina ishte shumë afër historisë, të kualifikohet në finalen e play-of-it të Conference League, por e pafat.
Bodo/Glimt – Prishtina 2:0
Stadiumi "Aspmyra" Bodo.
Gjyqtar: K. Hovdanum (Ishujt Faroe).
Shënues: Botheim (18' e 78').
Kartona të verdhë: Sampstad - Vangjeli, Krasniqi.
Bodo/Glimt: Halkin, Sampsted, Moe, Lode, Bjorkan, Brustd Fet, Berg, Saltnes, Vetlesen (Konradsen 79'), Bothiim, Solbakken (Mugisha 79').
Prishtina: Haxho, Mici, Bekteshi, Vangjeli, Krasniqi, Boshnjaku, Krasniqi, Avdyli (Hoti 85'), Kryeziu (Shabani 86’), John, Mankenda.