Prishtina ka njoftuar pse ndeshja e tyre me Bodo/Glimt nuk po transmetohet në televizionet e Kosovës.
Arsyeja sipas Artmotion është se shuma e kërkuar nga operatori norvegjez prej 5 mijë eurove dhe se transmetimi i tejkalon mundësit e tyre buxhetore.
“Në emër te FC Prishtinës kërkojmë falje për mos transmetimin e ndeshjes dhe ju sigurojmë që një gjë e tille nuk do te përsëritet edhe sikur te paguajmë nga buxheti i klubit për transmetimin e ndeshjeve te radhës në garat ndërkombëtare”, ka shkruar klubi në facebook.
Kampioni i Kosovës aktualisht është duke humbur 1-0 ndaj kampionit norvegjez.