Futbollisti nga Kosova, Kastriot Selmani, është në formën më të mirë të mundshme.
Ai po luan me sukses për skuadrën suedeze, Hammarby e cila e ka deklasuar me rezultat 5:1 Çukariçkin nga Beogradi, në ndeshjen e kthimit të rrethit të tretë kualifikues të Conference League.
Selmani ka shënuar dy gola, në minutën e 26-të dhe të 72-tën.
Golat i shënuan për Hammarbyn Jeeahze (12'), Selmani (26’ e 72’), Paulsen (44'), Swedberg (67') aulsen (44'), Swedberg (67') dhe për Çukariçkin Ndiaye (64’).
Selmani u paraqit titullar dhe ishte prej më të mirëve. Hammarby takimin e parë e ka humbë me 3:1 por me fitoren e sotme, kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 6:4.